Shitet podrum me sipërfaqe 100 m² në rrugën “Shyqyri Ishmi”, Tiranë. Prona ndodhet në një godinë banimi me 9 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Ajo është e përbërë nga një ambjent shërbimi dhe një tualet. Në anën veri-perëndimore të pronës në distancë rreth 50 metra ndodhet Xhamia e Tabakeve. Prona ndodhet buzë rrugës dytësore në një zonë të populluar, fakt i cili ndihmon në kryerjen e aktivitetve të ndryshme të shërbimeve.
Shitet ambjent tregëtar me sipërfaqe 590 m². Njësia ndodhet në katin përdhe, e cila është pjësë përbërëse e një kompleksi shërbimi dhe banimi. Njësia ndodhet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, pozicionuar rreth 2 km nga qëndra, pranë Liqenit Artificial dhe në midis Kopështit Zoologjik dhe Botanik. Prona ndodhet pranë qëndrës tregtare të njohur si "PAM", e cila shërben edhe si pikë referimi për zonën. Prona është e përbërë nga një hapsirë e pandarë.